Telegrafi

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin, marrëveshja personale dhe oferta drejt Empolit

Interi i ka bërë një tjetër ofertë Empolit për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani dhe duket se janë afër përfundimit të një marrëveshjeje.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Nerazzurrët kanë bërë një ofertë prej 9.5 milionë euro, dhe kjo duhet të jetë pothuajse e mjaftueshme për të mbyllur negociatat me Empolin.

Nerazzurrët kanë shtuar javët e fundit ndjekjen e tyre për Asllanin, i cili është identifikuar si objektivi kryesor për të qenë rezervë e Marcelo Brozovic në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Dybala refuzon Arsenalin dhe Newcastlen për Interin, bisedimet për Asllanin vazhdojnë

20-vjeçari ka profilin e duhur për të zëvendësuar Brozovic, diçka që i ka munguar skuadrës së Interit sezonin e kaluar, dhe kështu ata kanë bërë presion për të arritur një marrëveshje për të.

Nerazzurrët kanë vënë në tryezë një tjetër ofertë në bisedimet e tyre të fundit me Empolin, me vlerë 9.5 milionë euro dhe kjo ka të ngjarë të mjaftojë për të rënë dakord për një marrëveshje me toskanët së shpejti.

Ndërkohë, Interi tashmë ka marrëveshje personale me lojtarin e kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/