Barazimi i Interit 2-2 me Milanin thuhet të ketë larguar Stefano Piolin nga konfirmimi me trajnerin argjentinas, Diego Simeone, që bëhet objektivi numër një për stolin zikaltër.
Nerazzurrët kanë humbur të gjitha shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve pas marrjes së vetëm dy pikëve nga katër ndeshjet e fundit, duke përfshirë humbjet nga Sampdoria dhe Crotone.
Interi ishte duke udhëhequr 2-0 në pjesën e parë në “Derby della Madonnina”, por Milani e riktheu rezultatin në 2-2 me një gol në minutat shtesë të ndeshjes.
Sipas disa burimeve të ndryshme, kjo ishte gozhda e fundit në arkivol për Piolin dhe pronarët kinez të Suning duan më shumë se kurrë një emër të madh për stol në sezonin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Antonio Conte ishte zgjedhja e tyre e parë, por ai e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë në Chelsean, ku ai po shkon drejt titullit të Ligës Premier League në sezonin e tij debutues.
Njeriu i ardhshëm në listë është Simeone, një ish-lojtar i Interit i cili shpesh ka thënë se ai do të dëshironte të kthehen në San Siro si trajner.
Ai kohët e fundit ka shkurtuar kontratën e tij Atletico Madridin deri në qershor të 2018, duke sugjeruar një largim në mendjen e tij.
La Gazzetta dello Sport vë në dukje planin e Interit për të joshur “El Cholon” duke i dhënë kompetenca të papara në klub që të jetë në thelb si trajner dhe drejtor sportiv në një kontratë pesë-vjeçare.
Alternativa të tjera përfshijnë menaxherin e Hull Cityt, Marco Silva, i cili ka lidhje me drejtorin e mundshëm të ri të sportit Walter Sabatinin. /Telegrafi/