Telegrafi

Interi befasohet edhe nga Atalanta e Berishës (Video)

Interi është mundur nga Atalantas me rezultat 2-1.

Vendasit kontrolluan takimin dhe kjo ishte një fitore e merituar pasi mysafirët dukeshin të përgjumur dhe të lodhur.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Andrea Masiello pas një asistim nga Jasmin Kurtc dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi nga Eder në minutën e 50-të pas një goditje të bukur nga gjuajta e lirë. Ndërsa goli i fitores u shënua nga Mauricio Pinilla në minutvn e 89-të nga pika e bardhë.

Kjo është humbja e tretë radhazi e Interit në Serie A dhe tani Nerazzurrët renditën në vendin e 14 me 11 pikë, kurse Atalanta ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Torinos. /Telegrafi/