Telegrafi

Interi i bashkohet garës për Cancelon

Interi është bashkuar me Milanin, Juventusin dhe Barcelonën në ndjekjen e mbrojtësi të djathtë të Valencias, Joao Cancelo.

23-vjeçari tashmë ka tre gola në katër paraqitje për kombëtaren e Portugalisë dhe po merr pjesë në kampionatin evropian nën 21 vjeç.

Lexo po ashtu Interi afër mbylljes së marrëveshjes për Skriniar

Juve ishte lidhur me Cancelo si një zëvendësim potencial për Dani Alves, i cili po shkon në Manchester City si një agjent i lirë pasi të përfundojë kontrata e tij me pëlqimin e ndërsjellë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, tani Interi është gjithashtu në garë, por Valencia kërkon të paktën 25 milionë euro për mbrojtësin e tyre.

Këtë sezon ai kontribuoi me një gol dhe katër asistime në 35 ndeshje të Ligës, ndërsa interesim për të kishin shprehur edhe Barcelona dhe Milani. /Telegrafi/