Interi është bashkuar me Milanin, Juventusin dhe Barcelonën në ndjekjen e mbrojtësi të djathtë të Valencias, Joao Cancelo.
23-vjeçari tashmë ka tre gola në katër paraqitje për kombëtaren e Portugalisë dhe po merr pjesë në kampionatin evropian nën 21 vjeç.
Juve ishte lidhur me Cancelo si një zëvendësim potencial për Dani Alves, i cili po shkon në Manchester City si një agjent i lirë pasi të përfundojë kontrata e tij me pëlqimin e ndërsjellë.
Sipas gazetës spanjolle Marca, tani Interi është gjithashtu në garë, por Valencia kërkon të paktën 25 milionë euro për mbrojtësin e tyre.
Këtë sezon ai kontribuoi me një gol dhe katër asistime në 35 ndeshje të Ligës, ndërsa interesim për të kishin shprehur edhe Barcelona dhe Milani. /Telegrafi/