Ylli i Bayern Munichut, David Alaba ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.
Kontrata e reprezentuesit austriak me Bavarezët skadon në vitin 2021 dhe gjiganti gjerman është i etur për të rinovuar kontratën e tij.
Megjithatë, Alaba ende nuk është i bindur për të vazhduar qëndrimin në Allianz Arena dhe kjo ka bërë shumë klube të mëdha të vihen pas tij.
Sipas mediumit Sport1, Interit tani i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin austriak, Alaba.
Nerazzurrët janë gati të rivalizojnë me klube si Barcelona, Real Madridi dhe Chelsea për mbrojtësin e gjithanshëm.
Antonio Conte thuhet se është një tifoz i madh i lojtarit dhe Alaba është i prirur të transferohet në një ekip që është i aftë të fitojë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/