Interi ka shënuar golin e barazimit në duelin ndaj Bolognas.
Goli erdhi në minutën e 77-të, kur Icardi lansoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës nga pika e bardhë.
Penaltia u akordua në mesin e shumë dyshimeve, pasi Eder Martins ishte rrëzuar në mënyrë të dyshimtë në zonë.
Megjithatë, pas vlerësimit të specialistëve dhe analizës VAR, u konstatua se kjo ishte një penalti.
Nerazzurët tash kanë mundësi të kërkojnë fitoren në këtë takim. /Telegrafi/
https://twitter.com/F365Life/status/910238539484467201