Site icon Telegrafi

Interi barazon ndaj Torinos dhe zbehë ëndrrën për një vend në LK (Video)

Andrea Belotti në tentim për të kaluar Geoffrey Kondogbian. Foto: Getty Images

Interi ka barazuar ndaj Torinos me rezultat 2-2 në Serie A.

Ishte një lojë me intensitet të lartë dhe me shumë shanse nga të dy anët, por në fund rezultati i barabartë ishte ai më i drejti.

Goli i parë në takim erdhi nga Goeffrey Kondogbia në minutën e 27-të, por vendasit barazuan me anë të Daniele Basellit pesë minuta më vonë dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Daniele Baselli duke festuar golin me Emiliano Morettin. Foto: Getty Images

Torino kaloi në epërsi në minutën e 59-të me anë të Afriyie Acquah pas asistimit nga Juan Iturbe.

Por, Interi nuk humbi motivon dhe në minutën e 61-të befasoi me golin e bukur nga Antonio Candreva.

Emiliano Moretti i Torinos gjatë një dueli me Ivan Perisic. Foto: Getty Images

Në pjesën e mbetur të lojës të dy skuadrat rrezikuan, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Pas këtij barazimi Interi vazhdon në vendin e pestë me 55 pikë, pesë pikë më pak se Napoli në vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Torino renditet në vendin e dhjetë me 40 pikë.

Luca Rossettini në tentim për t’ja larguar topin Mauro Icardit. Foto: Getty Images

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Sampdorias, kurse Toro pret Udinesen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version