Site icon Telegrafi

Interi barazim spektakolar me Benfican, por kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Interi është skuadra e radhës që ka kaluar në gjysmëfinale në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Neroazzurët kanë eliminuar pa shumë telashe gjigantin portugez Benfica, ku në sfidën e dytë kanë luajtur baras 3-3 në një ndeshje spektakolare.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 5-3, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nicolo Barella hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e 14-të për 1-0 pas asistimit nga Lautaro Martinez.

Ishte Fredrik Aursnes kur barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 38-të dhe me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Federico Dimarco asistoi për Lautaro Martinezin i cili shënoi për 2-1, derisa në minutën e 78-të ishte Joaqin Correa që shënoi për 3-1.

Benfica u rikthye në lojë duke shënuar dy gola me Antonio Silvan dhe Musan për 3-3.

Përkundër barazimit në fund, Interi është skuadra e radhës që kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zikaltërtit në gjysmëfinale do të takohen me rivalin lokal Milan që e eliminoi Napolin. /Telegrafi

 

 

 

Exit mobile version