Interi besohet se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij.
Sipas La Gazzetta dello Sport, holandezi është pajtuar që të nënshkruajë kontratë në vlerë 3 milionë euro në vit, por Nerazzurët ende duhet që të bisedojnë me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.
Bisedat kontraktuale mes Lazios dhe lojtarit janë drejt dështimit, por interesimi i klubeve tjera po e shtynë Lotiton që të mos heqë dorë nga kërkesa e tij prej 35 milionë eurosh për lojtarin.
Sportivja italiane sugjeron se kontrata lojtarit i përfundon në vitin 2018 dhe Interi po tenton që të reduktojë kërkesën e Lotitos në 18 deri 20 milionë euro.
Interi ka dërguar agjentët që ta shikojnë lojtarin në dy neshjet e radhës të Holandës ndaj Bullgarisë dhe Italisë. /Telegrafi/