Raportet italiane sugjerojnë se sulmuesi Luis Muriel ka pranuar kushtet personale me Interin, por një marrëveshje është ende për t’u goditur me Sampdoria
25-vjeçari kolumbian është transferuar nga Udinese në vitin 2010, dhe ka shënuar 40 gola në 157 paraqitje, duke nxitur thashethemet e interesit nga një numër i madh i klubeve, ndër to edhe Interi.
Por, Muriel është aktualisht nën kontratë deri në vitin 2019 dhe ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë eurove, por Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, është thënë të ketë shpresë për një zgjatje që do të qonte klauzolën në 35 milionë.
Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, sulmuesi kolumbiani ka pranuar një transferim nga e zikaltërve me anë të agjentit të tij Alessandro Lucci, pasi kushtet financiare dhe emri i madh i klubi kanë bërë që Muriel të pranoj kushtet, përcjell Telegrafi.
Duke pasur parasysh se lojtari ka pranuar kushtet, i njëjti raport tregon se Interi janë duke shpresuar për të arritur një marrëveshje edhe me Sampdorian para se një rinovim i tillë të bëhet, dhe janë duke synuar që ta ulin shumën e paguar, duke provuar bonuse të lidhura me paraqitjet.
Lojtari aktualisht fiton 900,000 euro në sezon, një shifër që do të dyfishohej me një kalim zyrtar të tij te skuadra e drejtuar nga Suning Group. /Telegrafi/