Interi raportohet se ka depozituar kontratën e Stefan De Vrij në Lega Serie A, ndërsa mbrojtësi po përgatitet të largohet nga Lazio.
De Vrij është duke zhvilluar sezonin e fundit me klubin kryeqytetas dhe me kontratën në skadim, holandezi nuk pritet të rinojë.
Shumë skuadra të mëdha evropiane dhe në veçanti ato italiane janë vënë pas tij, por tashmë thuhet se një skuadër ka siguruar shërbimet e tij.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, De Vrij ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me gjigantin italian, Interin.
Kjo kontratë e nënshkruar e sheh mbrojtësin holandez të fitojë 4.2 milionë euro në sezon plus bonuse.
Kështu, holandezi pritet të bëhet Nerazzurr që nga 1 korriku, së bashku me sulmuesin e Racing Club, Lautaro Martinez dhe mbrojtësin e Juventusit, Këadëo Asamoah.
26-vjeçari është i vendosur të përballet me ekipin e tij të ardhshëm në ndeshjen e fundit të sezonit, kur Interi do të udhëtojë për në Olimpico për atë që do të jetë një ndeshje e vlefshme sa Liga e Kampionëve.
Ndryshe, De Vrij në katër vitet e kaluara te Lazio ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të klubit, por edhe mbrojtësit më të mirë në Serie A. /Telegrafi/