Skuadra italiane ka përfunduar me sukses tratativat me mbrojtësin italianë
Interi gjate ditës së sotme ka realizuar një tjetër goditje në merkato për fazën mbrojtëse, pasi ka arritur marrëveshje me Cristian Ansaldin, i cili ka kryer edhe vizitat mjekësore.
Kjo ishte goditja e tretë në këta afat kalimtar për skuadrën zikaltër, pasi më par kanë afruar edhe Caner Erkin nga Fenerbahce dhe Ever Banega nga Sevilla.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Televizioni italian Sky Sport kanë bërë të ditura të gjitha detajet e këtij operacioni. Ish-lojtari i Genoas do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Për këta transferim, Interi do t’i paguaj klubit të Preziosit vetëm 4.7 milionë euro, pasi në marrëveshje është futur edhe kartoni i futbollistit uruguaian, Diego Laxalt, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Genoa. /Telegrafi/