Telegrafi

Interi angazhon Samuelin që Piolit mos t’i ndodhë ajo që u ndodhi Mancinit dhe De Boerit

Ish-mbrojtësi i Interit, Walter Samuel, do të përfshihet në ekipin e Stefano Piolit nga java e ardhshme.

Argjentinasi është pritur të angazhohej si asistent i trajnerit të ri, mirëpo kur u angazhua Pioli, ai nuk ishte pjesë e stafit.

Tash ANSA raporton se Samuel do të marrë një rol te Nerazzurrët, por nuk do të fillojë punën e re deri në javën e ardhshme.

Ai nuk do të jetë asistent, por një lloj menaxheri ekipor, përgjegjës për ndërlidhjet në zhveshtore, mes lojtarëve dhe trajnerit.

Lexo po ashtu Interi nuk e deshi ndryshimin

Si një ish-futbollist i Interit, ai do të ketë lidhje më të mirë me skuadrën e tashme për të shmangur mosmarrëveshjet mes trajnerit dhe lojtarëve, ashtu siç ndodhi me Roberto Mancinin dhe Frank de Boerin. /Telegrafi/