Inter është vënë pas talentit të Feyenoordit, Tonny Vilhena dhe mbrojtësit të Genoas, Cristian Ansaldi.
Sky Sport Italia shkruan se Nerazzurrët janë duke bërë punë të madhe që të forcohen sa më mirë këtë verë.
Vilhena do të jetë lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Feyenoordin.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Sky shkruan se negociatat ende nuk janë finalizuar, po flitet se janë afër marrëveshjes.
Për Ansaldi, Genoa kërkon 4 milionë euro për gjysmën e kartonit të tij, pasi gjysma i takon Zenitit. Çmimi mund të bie edhe në 3 milionë euro. /Telegrafi/