Interi thuhet se është shumë afër të transferojë Tahith Chong nga Manchester Unitedi.
Sky Sports Itali raporton se kontrata e 20-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Nerazzurët i duan shërbimet e lojtarit.
Lojtari holandez nuk po luan rregullisht te Djajtë e Kuq, andaj Interi dëshiron t’i bëjë një vend në skuadrën e tyre.
Antonio Conte thuhet se e pëlqen lojën e Chong andaj ka kërkuar nga Beppe Marotta që t’i marrë shërbimet e tij, gjersa në garë për të është edhe Juventusi.
United po tenton që ta bind lojtarin që ta vazhdojë kontratën, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të largohet nga Old Trafford.
Ineri është optimist se mund të transferojë lojtarin, por që duhet paguajë pesë milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/