Telegrafi

Interi afër transferimit të Karamoh

Sipas Sky Sport Italia, Interi është në prag të kompletimit të një transferimi për sulmuesin e Caen, Yann Karamoh.

Lojtari 19-vjeçar i krahut të djathtë të sulmit, erdhi përmes Akademisë së Caenit dhe kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2018.

Lexo po ashtu Interi gjithmonë më afër Dalbert e Karamoh

Drejtori sportivi i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, besohet të takohet nesër me drejtorët e Caenit për të diskutuar hollësitë përfundimtare të kësaj lëvizjeje.

Megjithëse Caen ende nuk e ka pranuar ofertën, është raportuar se Karamoh është i vendosur të shtyjë transferimin drejt Interit.

Karamoh është një reprezentues i Francës U-21 dhe sezonin e kaluar kontribuoi me pesë gola me katër asistime në 35 ndeshje të Ligue 1. /Telegrafi/