Interi është shumë afër që të mbyllë transferimin e Felipe Caicedos nga Genoa.
Sipas asaj që raporton Calcimercato, Nerazzurët tashmë janë në bisedime me agjentin e tij dhe gjërat janë në rrugën e duhur.
Genoa është e gatshme që ta lejojë lojtarin që të largohet, me Interin që është në bisedime me 33-vjeçarin për nënshkrimin e kontratës.
Caicedo shihet si sulmues i tretë në listën e Simeone Inzaghit dhe bordi i klubit dëshiron që t’ia plotësojë këtë dëshirë strategut.
Lojtari ishte në të kaluarën pjesë e Lazios dhe trajneri i njeh mirë cilësitë e tij dhe dëshiron ta ketë në Giuseppe Meazza.
Gjatë kësaj jave, Caicedo pritet të prezantohet si lojtar i Interit, nëse gjithçka shkon siç duhet me testet mjekësore. /Telegrafi/