Interi është duke i finalizuar detajet për rinovimin e kontratës së Mauro Icardit, ndërsa ka mbetur të zgjidhet vetëm çështja e bonuseve.
Nerazzurrët dëshirojnë që ta lidhin kapitenin e tyre me klubin për një kohë më të gjatë dhe njëherësh t’ia rritin ose ta heqin nga kontrata klauzolën aktuale prej 110 milionë eurosh.
Sipas Gazzetta dello Sport, zikaltrit i kanë ofruar vazhdim deri në vitin 2023 me një rrogë vjetore ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë eurosh.
Tashmë ekziston një marrëveshje bazë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, mirëpo akoma janë duke u negociuar bonuset që do të përfshihen në kontratë.
Shtesat e tilla do t’ia mundësonin Icardit që ta rriste shumë pagën në rast të arritjes së objektivave individuale dhe të skuadrës.
Nuk ka dyshim se negociatat do të rezultojnë të suksesshme dhe në javët në vijim argjentinasit do t’i vazhdohet kontrata.
Icardi është një sulmues që vazhdimisht tërheq interesimin e klubeve të mëdha, prandaj Interi dëshiron t’ia rinovojë kontratën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dllUTLg-ABE