Interi dhe Udinese vazhdojnë negociatat për Rodrigo De Paul, pasi klubi nga Friuli do të pranonte 15 milionë euro plus disa talentë të ekipit të të rinjve.
Ylli argjentinas po shkëlqen këtë sezon me Udinesen dhe papritmas ka dalë si një objektiv për Interin.
Sipas mediumit FCInterNews.it, argjentinasi vlerësohet 25 milionë euro, por Interi synon të arrijë marrëveshje për transferimin e tij.
Nerazzurrët shpresojnë të ulin koston e operacionit të transferimit duke përfshirë edhe lojtarë të rinj në shkëmbim.
Oferta në tavolinë është pra 15 milionë euro plus një ose dy yje të suksesshëm të ekipit të të rinjve Primavera.
Kandidatët më të mundshëm janë mesfushori Xian Emmers, i cili aktualisht është në huazim te Cremonese dhe sulmuesi Andrea Adorante.
De Paul ka qenë sensacional për Udinesen këtë sezon, duke kontribuar me gjashtë gola dhe tre asistime në 18 paraqitjet e Serie A.
24-vjeçari gjithashtu fitoi edhe paraqitjet e para me kombëtaren e parë të për Argjentinës. /Telegrafi/