Telegrafi

Interi, 60 milionë për dyshen e Genoas

Interi raportohet se do të paguaj 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy të rinjve të Genoas, Pietro Pellegri dhe Eddy Salcedo Mora.

Pellegri luajti 74 minuta sezonin e kaluar për Genoan, duke shënuar në ndeshjen e vetme si titullar në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Romës.

Mora në anën tjetër nuk do të bëhet 16 vjeç deri më 1 tetor dhe ende pritet që të bëjë paraqitjen e parë profesionale.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Interi do të paguaj 15 milionë për Pellegrin me 15 milionë të tjera në formë bonusesh.

Për Salcedon Nerazzurët do të paguajnë 5 milionë euro dhe 25 milionë të tjera në bonuse në bazë të ndeshjeve që ai do t’i luaj në të ardhmen.

Si pjesë e kësaj marrëveshje, Nerazzurët pritet të çojnë së paku një lojtar në drejtim të Genoas. /Telegrafi/