Site icon Telegrafi

Interi, 50 milionë euro për Nainggolan

ROME, ITALY - MARCH 04: Radja Nainggolan of AS Roma in action during the Serie A match between AS Roma and SSC Napoli at Stadio Olimpico on March 4, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Interi është duke menduar që ta ofrojë në skuadër mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, për një çmim rreth 50 milionë euro.

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur edhe me mbrojtësin Kostas Manolas, por sipas asaj që shkruan sot Tuttosport, zikaltërit janë më të interesuar për belgun.

Për të grumbulluar fondet për mesfushorin, Interi pret t’i shes Ever Banegan dhe Marcelo Brozovic, ku kërkon të tubojë 45 milionë euro.

Giallorossët kishin shfaqur interesim në të kaluarën për Brozovicin, dhe kroati mund të përfshihet në marrëveshje.

Për të arritur te Nainggolan, duhen hiq më pak se 50 milionë euro.

Lojtari është në bisedime për rritje page dhe vazhdim të kontratës, nga 3.2 milionë sa fiton aktualisht në 4 milionë euro.

Bisedimet kanë ngecur dhe kontrata i skadon në vitin 2020,  që mund të jetë një lehtësim për Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version