Siç kanë treguar ekspertët shëndetësorë vendorë e ndërkombëtarë, karantina apo vet-izolimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit apo Covid-19.
Por, qëndrimi në shtëpi për një periudhë të gjatë nënkupton se duhet të blini mjaftueshëm produkte esenciale në mënyrë që të mos keni nevojë të dilni nga shtëpia.
Ndonëse uji, letrat e tualetit e mielli janë duke u blerë me sasi të mëdha, faktikisht ekspertët tregojnë se lista e produkteve esenciale është pak më e gjatë.
Prandaj, Interex vjen me këshilla për produktet esenciale të cilat duhet t’i keni gjatë karantinës.
Ushqimet që zgjasin shumë
Bëhet fjalë për ushqimet që zgjasin shumë në qilarin tuaj, por që gjithashtu janë shumë të lehta për t’i hedhur në tenxhere dhe për t’i përgatitur. P.sh. fasulet, orizi, makaronat, shpagetit, etj. Edhe arrat janë opsion i mirë.
Ushqimet e freskëta
Nëse keni frigorifer, nuk ka ndonjë arsye të mos keni pak prodhim të freskët dhe mish, të cilat mund të mbahen në të ftohtë apo të ngrihen. Mundohuni të zgjedhni pemë dhe perime që zgjasin më shumë gjatë qëndrimit tuaj në karantinë.
Ushqimet “argëtuese”
Vetëm se jeni në karantinë, kjo nuk do të thotë se duhet të hani sikurse po ndodh apokalipsi. Çipsat, ëmbëlsirat e ndryshme, etj. janë ide e mirë nëse i konsumoni në sasi të moderuar.
Pijet
Nëse keni nevojë për kafeinë dhe jeni mësuar që ta pini kafenë jashtë shtëpisë, atëherë është mirë që të keni kafe apo çaj për ta përgatitur në shtëpi. Përveç tyre, gjithashtu mund të furnizoheni edhe me pije tjera të cilat i preferoni për t’i shoqëruar darkat me to – qofshin ato pije freskuese, lëngje, apo çfarëdo tjetër.
Ujë
Nëse veç nuk preferoni ta pini ujin e çezmës, atëherë është mirë që të furnizoheni për dy javë me ujë të pijshëm.
Sapunë për duar
Kjo është shumë esenciale, pasi që mund ta vritni coronavirusin duke i shpërlarë duart me sapunë për të paktën 20 sekonda.
Produkte tjera për pastrim dhe higjienë
Mos harroni që gjithashtu të furnizoheni për dy javë me sapunë për enë, detergjent, letra tualeti, pastë të dhëmbëve, shampon për flokë, etj.
Lojërat argëtuese
E duke marrë parasysh se vetizolimi mund t’ju bëjë të ndiheni të mërzitshëm, atëherë ju mund ta ndryshoni disponimin me lojërat argëtuese që mund t’i gjeni në Interex.
Blini letrat “UNO” apo zgjedhni nga llojet e shumta të lojës monopoli dhe argëtohuni në maksimum me të qeshura bashkë me familjen!
Interex gjithashtu ju këshillon që të mundoheni ta krijoni një rutinë të shëndetshme gjatë qëndrimit në karantinë, duke përfshirë ushtrimet fizike, ushqyerjen e shëndetshme, meditimin, etj.