“Nuk kemi tokë të dytë, prandaj duhet ta ruajmë atë.”
Nëse kujdesemi për tokën tonë dhe burimet natyrore, atëherë mund të sigurojmë një mjedis të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.
Nxitja e ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit fillon nga një moshë e hershme.
Disa mënyra të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e ambientit janë:
1.Edukimi i fëmijëve në lidhje me rëndësinë e riciklimit të mbetjeve, duke i treguar atyre se si të ndajnë dhe të riciklojnë materiale të ndryshme.
2.Stimulimi i përdorimit të materialeve të riciklueshme në lojëra dhe aktivitete të përditshme për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e riciklimit.
3.Reduktoni përdorimin e plastikës duke përdorur produkte të riciklueshme
Nga fillimi, çantat Eco janë krijuar me një qëllim të qartë: të ndihmojnë në uljen e ndotjes se mjedisit dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës
Çantat Eco na tregojnë se është e mundur të ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe të bëjmë ndryshime pozitive përmes veprimeve tona të përditshme.
Për këtë qëllim rrjeti i marketeve Interex ka marrë një veprim të rëndësishëm për të promovuar përdorimin e materialeve të ricikluara duke dhuruar 10.000 çanta me material 100% të recikluar prodhuar në Europë enkas për Interex.
Këto çanta do të dhurohen konsumatorëve të saj besnik me qëllim që të ripërdoren, të mbrohet ambienti dhe të kemi konsumatorë të kënaqur.