Telegrafi

Interesimi i Liverpoolit për Otavion është i sajuar

Liverpool po distancohet nga spekulimet se mund të nënshkruajnë me anësorin e Portos, Otavio këtë verë.

Raportimet gjatë fundjavës sugjeruan se The Reds kishin rindezur interesin e tyre për 27-vjeçarin, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë.

Megjithatë, Liverpool Echo thotë se thashethemet janë ‘të sajuara plotësisht’.

Lexo po ashtu Liverpooli në "pole position" për transferimin e Bellingham

Të brendshëm të klubit kanë pohuar se Otavio nuk ka qenë një objektiv dhe nuk ka qenë kurrë.

Këto burime besojnë se raportimet janë krijuar qëllimisht për të nxitur interesin për yllin portugez. /Telegrafi/