Site icon Telegrafi

Interesimi i klubeve të Ligës Premier për Skriniarin frikëson Interi, fillojnë procedurat për rinovim

Pas rinovimit me Marcelo Brozovic, drejtuesit e Interit po fokusohen te Milan Skriniar që erdhi në klub në vitin 2017.

Vetëm një vit pozitiv te Sampdoria mjaftoi, dhe mbrojtësi sllovak hodhi hapin e madh duke u transferuar në Milano.

27-vjeçari i ka bindur të gjithë me aftësitë e tij dhe prej vitesh është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit.

Kontrata i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa zikaltrit kanë gati një propozim deri në 2026 me 4.5 milionë euro në sezon plus bonuset, me pagën që do të kalojë shifrën e 5 milionë eurove me kalimin e viteve.

Skriniar ka oferta të shumta, sidomos nga Liga Premier, por rinovimi me Interin është objektivi i tij primar.

Qendërmbrojtësi ka shënuar 4 gola në 38 ndeshje në të gjithë garat. /Telegrafi/

Exit mobile version