Site icon Telegrafi

Interesimi i Hajduk Splitit kur ishte shumë i ri dhe pyetja e tyre për cilin klub të madh evropian luan – Zhdrella zbulon prapaskenat

Ish-futbollisti i njohur kosovar Mentor Zhdrella, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Zhdrella i cili gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e disa klubeve të njohura të futbollit në Kosovës, ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij e vyer si futbollist.

Ndër të tjerash ai diskutoi edhe për ofertën që i kishte ardhur nga gjiganti kroat Hajduk Spliti të cilët kishin mbetur të befasuar me kualitetin e Zhdrellës, aq sa e kishin pyetur se për cilin klub të madh evropian luan.

“Të them drejtën atëherë nuk kemi pas shumë mundësi sikur tash. Kemi qenë shkuar zakonisht në këto turnira si ajo ‘Dana Cup’ që ka qenë në atë kohë në Zvicër”.

“Ka pasur domethënë ekipe që kanë marrë pjesë shumë si Flamengo, Tottenhami, Hajduk Spliti, skuadra tjera të njohura që kanë marrë pjesë”.

“Jo vetëm unë, por të gjithë si grup e kemi pasur një performancë shumë të mirë sa kemi qenë pejsë e Kosovës U21, sepse ne kemi shkuar në atë kohë si Përfaqësuese”.

“Kemi pasur performanca shumë të mira, arritëm deri në gjysmëfinale në atë kohë me atë grup të lojtarëve dhe trajnerëve, në atë kohë trajner ka qenë Rafet Prekazi”, ka thënë ndër të tjerash Zhdrella.

Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.

Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix./Telegrafi/

Exit mobile version