Albumi “United State of Albania” është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku me një rekord kërkesash në drejtim të faqez zyrtare PINT.al për porosi të albumit në shtëpi.
Adhuruesit e MC Kreshës dhe Lyrical Son po vërtetojnë dashurinë e tyre ndaj dyshes së PINT duke iu përgjigjur pozitivisht pritjes së madhe për albumin “United State of Albania”.
Kompania për distribuimin e albumit, AVD Digital, ka konfirmuar një rekord të kërkesave për albumin e PINT.
“Ka kërkesa jashtëzakonisht të mëdha në faqen PINT.al, prej ku albumi shkon si “hardcopy” në shtëpinë e secilit adhurues. Kërkojmë mirëkuptim prej adhuruesve që të presin 2 deri në 3 ditë deri në arritjen e albumit. Shpërndarjen e porosive do të vazhdojmë ta bëjme edhe gjatë fundjavës”, ka konfirmuar një përfaqësues i AVD Digital.
Albumi “USA” nga PINT ka 23 këngë dhe u lansua për ditën e pavarësisë së Kosovës përplot me bashkëpunime.
Lansimi i albumit u shoqërua me videoklipin e këngës “JBMTQR” nga Lyrical Son dhe Lluni që u shndërrua menjëherë në hit.
Teksa shitjet e albumeve po vazhdojnë në platformat online si Spotify, iTunes dhe Google Play, po vazhdojnë edhe porositë e albumit që vjen direkt në shtëpi duke e porositur për pak minuta në PINT.al.
Rikthimi i albumit nga PINT me CD që dërgohet në shtëpi është një respekt për kultin e hip hopit dhe traditën e albumeve. /Telegrafi/