Telegrafi

Interesim i lartë për kampin e basketbollit të Real Madridit në Kosovë

Organizimi i kampeve trajnuese por edhe promovimi i sportistëve është parë si një domosdoshmëri për shkak të potencialit të madh që ofron Kosova në sportin e basketbollit.

Kampi i organizuar nga KB Sigal Prishtina, MIK Sports dhe STE Robin Krasniqi, po ofrojnë mundësinë unike dhe emocionuese të rinjve nga Kosova për të përjetuar trajnime të specializuara të basketbollit me ardhjen e trajnerëve të Akademisë së Real Madrid.

Vajzat dhe djemtë e grupmoshave 6-18 vjec do të trajnohen nga trajnerët e Akademisë së Real Madrid, Sara Villamariz dhe Ignacio Fort Puente në kampin që do të mbahet nga 30 Gusht – 10 Shtator, në Qendrën Social-Edukative “Don Bosko”.

Ky kamp stërvitor i basketbollit po mbështetet nga IPKO si sponsor gjeneral, ku edhe qëllimi i tyre si kompani është të mbështesin aktivitetet sportive dhe të promovojnë të rinjët në fusha të ndryshme.

Regjistrimet janë të hapura në https://frmclinicskosovo.com/

Të gjithë pjesëmarrësit në fund do të marrin certifikata nga Akademia e Real Madrid dhe poashtu do të kenë mundësinë të trajnohen për një muaj falas nga Shkolla e Klubit Sigal Prishtina.