Site icon Telegrafi

Interesim i jashtëzakonshëm për albumin e ri të Rita Orës, këngëtarja ua shpërndan fansave edhe me autografe

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja Rita ora publikoi së fundmi albumin e saj më të ri “Phoenix”, pas një pritje të gjatë gjashtëvjeçare që nga lansimi i albumit të saj më të fundit.

Përveç platformave online, këngëtarja shqiptare ka nisur provimin edhe në formë fizike të albumit, dhe këtë e ka bërë duke u dhuruar postera me autografë fansave të saj më të zjarrtë.

Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Rita publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft e emocionuar nga takimi me fansat në “Echo Arena”, në Liverpool.

Lexo po ashtu Një ditë pas publikimit, albumi "Phoenix" i Rita Orës arrin majat në top listat botërore

“Ka qenë një ditë emocionuese deri më tani, Ritabots. Unë nuk mund t’ju falënderoj ju të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Ishte e mahnitshme të shihja fytyrat që tashmë i njihja dhe fytyrat e reja. Duke pritur që nesër ta bëj sërish në HMV në Londër. Dhe faleminderit gjithë-secilit që tashmë keni blerë albumin”, ka shkruar Rita në Instagram.

Përndryshe, albumi “phoenix” i këngëtares Ora aktualisht renditet i pari në iTunes-in global.

Lexo po ashtu Pas gjashtë vitesh pritje, Rita Ora publikon albumin e ri "Phoenix"

Pjesë e albumit janë disa nga hitet që këngëtarja ka publikuar përgjatë dy viteve si: “Your Song”, “Lonely together” (bashkëpunim me Avicii), “Anywhere”, etj.

Rita Ora (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, albumi përfshin edhe plot këngë të reja, të cilat janë publikuar tashmë në YouTube dhe janë pritur shumë mirë nga publiku.

Rita është duke bërë promovimin e albumit të saj gjithandej nëpër vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar kështu se puna e saj e madhe po shpërblehet me sukses. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version