Shkaqet e xhelozisë
Zakonisht, xhelozia krijohet nga perceptimi që njëri partner tërhiqet nga dikush tjetër. P.sh. femrat ndjehen xheloze për kohën që të dashurit e tyre e kalojnë në familje ose me hobin e tyre. Xhelozia është më intensive kur thyhet romanca, ngaqë partneri tërhiqet ndaj një personi tjetër.
Në përgjithësi, xhelozia lidhet me ndjenjat e pabarazisë dhe papërshtatshmërisë në një marrëdhënie. Ashtu si marrëdhëniet me afat te shkurtër (flirti) kanë më pak siguri se ato afatgjata (si martesa), si dhe individët me ndryshim kronik për mirëqenien e vet shpirtërore mund të jenë pre e xhelozisë që në fazat e para të marrëdhënieve. Po ashtu të predispozuar për të qenë të tillë janë edhe ata qe janë të varur nga marrëdhënia intime.
Por xhelozia më e fortë dhe potencialisht më destruktive synon të rritet kur provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual. Ka individë që ndryshojnë në varësi të faktit se sa rëndësi i kushtojnë ekskluzivitetit seksual. Madje, janë disa dallime të mëdha kulturore në llojin e sjelljes që shkaktojnë xhelozinë seksuale. Sipas një studimi, e puthura shkakton nivel të lartë të xhelozisë seksuale tek hungarezët, vallëzimi dhe marrëdhëniet seksuale tek ish-sovjetikët, flirtimi tek ballkanasit, dhe fantazitë seksuale tek hungarezët.
Xhelozia mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale. Zakonisht këto ndjenja janë negative, si: stresi, turbullimi, dyshimi, armiqësia, zemërimi, etj. Disa janë edhe pozitive, si: eksitimi, dashuria, gjallëria. Xhelozia është gjendja e dobësimit të pushtetit të nënkuptuar, kur partneri xheloz ka frikë se ka humbur pushtetin për të tërhequr tjetrin.
Problemet e marrëdhënieve
Mosmarrëveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit, mund të krijojnë konflikte serioze në marrëdhëniet intime. Pavarësisht nga shkaku, një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i pashmangshëm kur njerëzit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur jetojnë bashkë.
Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe i sinqertë, dhe nevojës për privaci, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe asaj për të provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerëz zbulojnë se janë të ndryshëm në një sërë qëndrimesh, vlerash dhe preferencash, fillojnë të shfaqin ndjenja negative. Dukuri të tilla ndodhin shpesh në lidhjet e bazuara në dashuri pasionante. Kur dashuria është e verbër, emocionet kanë një pushtet të tillë që zotërojnë gjithçka dhe nuk lejojnë vëmendjen që të dallojë detaje të papranueshme.
Dallimet mund të jenë fatale për marrëdhëniet intime, por ato mund të jenë më pak të dëmshme kur zbulohen në fazat e para të marrëdhënieve sesa më vone, ose pas martese. Ndonjëherë dallimet kuptohen qartë, por njëri nga partnerët ecën me shpresën se tjetri do të ndryshojë.
Kjo është një karrocë mbrojtëse nga ndryshimet, por e përkohshme, sepse periudha e mëvonshme (martesa) nuk është magjike. Ka dallime që shfaqen në periudhën pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund të shmangen. Në këto raste ngjashmëritë e fillimit kthehen në dallime. Kur bashkëshortja vendos që t’i përkushtohet me pasion karrierës, por më vonë të jetë një amvisë shembullore, kjo krijon diferenca në qëndrimet e saj.
Interesi i ndryshuar dhe shumë i madh i bashkëshortes për jetën brenda shtëpisë mund të jetë burim konflikti për burrin e befasuar nga ndryshimet. /Telegrafi/