Site icon Telegrafi

Inter tenton transferimin e Dani Alvesit

Dani Alves (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Mediat në Brazil raportojnë se Interi është duke tentuar ta transferojë Dani Alvesin në këtë verë, mirëpo mbrojtësi e pëlqen rikthimin te Barcelona.

Mbrojtësi 36-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain ka skaduar në fund të muajit qershor.

Alves po kërkohet nga Nerazzurët në këtë afat kalimtar, e që e njeh mjaftë mirë Serie A, pasi në sezonin 2016/17 ka luajtur për Juventusin.

Dani Alves (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sipas UOL Esporte, Interi i ka ofruar mbrojtësit brazilian dy vite kontratë për t’u transferuar nga Giuseppe Meazza, me një pagë rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Conte pëlqen Dani Alvesin, Interi synon transferimin e tij

Megjithatë, ish-anëtari i PSG-së ka shfaqur dëshirën që të rikthehet në Camp Nou, pasi aty ka kaluar tetë vite të karrierës.

Paraqitjet që po i bën në Kupën e Amerikës, kanë impresionuar të gjithë, andaj Interi po i kërkon shërbimet e tij me ngulm. /Telegrafi/

Exit mobile version