Skuadra italiane, Inter është duke synuar të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Në listën e skuadrës italiane së fundmi është futur edhe mbrojtësi francez, Benjamin Mendy.
Anësori ka shkëlqyer me Monacon si mbrojtës i krahut të majtë dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Në 29 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, Mendy ka shënuar një gol dhe ka dhënë 10 asistime.
Ai iu bashkua Monacos vitin e kaluar nga gjiganti tjetër francez Olympique Marseille për 13 milionë euro.
Por tani Monaco kërkon shumë më shumë para për ta lënë të lirë yllin e saj.
Mediat italiane kanë raportuar se Inter është e gatshme të ofrojë 30 milionë për transferimin e Mendyt në Serie A. /Telegrafi/