Interi është i gatshëm të luftojë me klubet e tjera të interesuara për Marash Kumbullën dhe Sandro Tonalin.
Sipas Tuttosport, pjesë e strategjisë së Interit është sjellja e lojtarëve të rinj premtues në klub.
Pronarët e Suning dhe shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe ‘Beppe’ Marotta duan të fitojnë garën menjëherë me klubet e tjera dhe besojnë se blerja e disa lojtarëve më të mirë të rinj do të rrisë shanset për të ardhmen.
Interi ka punuar për një marrëveshje për Kumbullën tash e sa kohë dhe lojtari duket se është i prirur që të transferohet tek ky klub.
Mbetet të shihet, se kur të arrihet marrëveshja a do të lihet ai në huazim edhe një vit te Hellas Verona, apo do të vije menjëherë te Interi.
Sa i përket Tonali, zikaltërit ka një avantazh të vogël ndaj klubeve të tjera të interesuara dhe këtë falë fondeve të mbledhura nga shitja e Mauro Icardit te Paris Saint-Germain.
Brescia kërkon 50 milionë euro për të, por Marotta po mendon për një strukturim të marrëveshjes siç bëri me Nicolo Barellan verën e kaluar.
Marotta gjithashtu mund të ofrojë një lojtar të ri si pjesë e një marrëveshje për Tonali në mënyrë që të ulë pak kostot dhe paratë t’i paguajë me këste. /Telegrafi/