Telegrafi

Inter rivalizon Bayernin për talentin gjerman

Benjamin Henrichs është lojtari që po bënë të gjithë për vete.

Talenti i madh gjerman ka shkëlqyer me Bayer Leverkusenin duke u bërë lider në mbrojtje.

Falë ndërhyrjeve të sakta në defensivë dhe depërtimeve në sulm Henrichs ka fituar edhe një vend në Kombëtaren e Gjermanisë.

19-vjeçari shihet si e ardhmja e futbollit gjerman dhe ai mund të largohet nga Leverkuseni në fund të këtij stinori.

Së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti italian Inter që po kërkon ta përforcojë mbrojtjen.

Leverkusen e vlerëson shumë yllin e tyre dhe i ka caktuar një çmim largimi prej 25 milionë euro.

Kujtojmë që në garë fuqishëm për mbrojtësin e djathtë është edhe kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich. /Telegrafi/