Ishte Claudio Ranieri në krye të Interit me Diego Militon në sulm, kur zikaltrit kanë luajtur për herë të fundit në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Ishte marsi i viti 2012 dhe nga ndeshja e dytë në Milano, ishte Marseille që eliminoi kampionët e trefishtë të garës më të madhe për klube në botë.
Sot, 2463 ditë nga ajo datë, objektivi i Interit është të kthehet në 16-të skuadrat më të mira në Evropë.
DOMANI SERA ⚽ 🥅⚫️🔵#InterPSV #UCL #InterIsHere pic.twitter.com/fhhsQMcqHf
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 10, 2018
Por, për ta arritur këtë duhet fitore ndaj PSV në ndeshjen e fundit në Grupin B dhe të shpresojnë që Tottenhami të dështojë ndaj Barcelonës në Camp Nou.
Trajneri Luciano Spalletti prite të fillojë me një formacion pak më ndryshe për shkak të lëndimeve në skuadër (Matias Vecino i lënduar, Radja Nainggolan ende nuk është 100 për qind i gatshëm, kurse Joao Mario dhe Roberto Gagliardini nuk janë të regjistruar në LK), por kjo nuk i bën më pak favorit për fitore. Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Interi (4-3-3): Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio; Borja Valero, Brozovic, Asamoah; Politano, Icardi, Perisic.
PSV (4-2-3-1): Zoet; Dumfries, Sainsbury, Viergever, Angelino; Rosario, Hendrix, Pereiro; Lozano, De Jong, Bergwijn. /Telegrafi/