Sonte (e martë) Interi do të debutojë në Kupën e Italisë për sezonin 2017/18 dhe kundërshtari do të jetë Pordenone.
Skuadra nga Serie C është një skuadër e lehtë dhe Luciano Spalletti do t’i jep mundësi disa lojtarëve të rinj.
Por, pas barazimit ndaj Juventusit nuk pritet që Interi të nënvlerësojë kundërshtarin.
Friulianët duan të hyjnë në histori, por mundësia për t’u përballur me Milanin në çerekfinale do të jetë një motiv shtesë edhe për zikaltrit:
Formacionet e mundshme të Interit (4-2-3-1): Padelli; Nagatomo, Ranocchia, Skriniar, Dalbert; Vecino, Gagliardini; Cancelo, Brozovic, Karamoh; Eder.
Formacionet e mundshme të Pordenones (4-3-2-1): Perilli; Formiconi, Bassoli, Stefani, Nunzella; Lulli, Burrai, Misuraca; Berrettoni, Miguel Angel; Magnaghi. /Telegrafi/