Interi është gati që ta vë në provë Tottenhamin me një ofertë të lartë për Harry Kane.
Sipas asaj që shkruan Don Balon, Interi është duke e bërë një lëvizje që mund t’i pëlqej Real Madridit.
Nerazzurrët janë të gatshëm që ta lirojnë kapitenin e tyre Mauro Icardi drejt Realit dhe mendimi i tyre është blerja e Kane.
Interi e ka pranuar një ofertë prej 90-100 milionë euro nga Reali për Icardin dhe pothuajse të gjitha parat do tu ofrohen Spursave.
Suning që udhëheq Interin, janë të gatshëm që t’i japin ofertën e pranueshme për Daniel Levyn që në janar.
Megjithatë nëse Levy dhe Tottenham, nuk dëshirojnë të dëgjojnë ofertë, atëherë si alternativ mbetet Andrea Belotti.
Sulmuesit mund të jenë prioritet i klubeve të mëdha në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/