Site icon Telegrafi

Inter nuk gabon në shtëpi, mposht Red Bull Salzburgun

Inter ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Red Bull Salzburg, ndeshje kjo e vlefshme për grupin D në Ligën e Kampionëve.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 19-të të takimit përmes Alexis Sanchez, i cili pranoi një pasim të bukur nga Davide Frattesi dhe në një situatë një për një me portierin u tregua i pagabueshëm për rezultatin 1-0.

Pas këtij goli të Sanchez nuk pati më raste të mira shënimi në pjesën e parë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1, kur në minutën e 57-të talenti izraelit Oscar Gloukh shënon pas një asistimi të Maurits Kjaergaard për të rihapur edhe një herë tjetër sfidën.

Nuk vonoi shumë reagimi i Interit dhe ata morën përsëri avantazhin kur në minutën e 61-të Gourna-Douath bën një ndërhyrje të palejueshme brenda zonës dhe nga penalltia Calhanoglu çon topin në cepin e majtë të portës së Schlager për rezultatin 2-1.

Deri në fund “Nerazzurrët” arritën të shënojnë edhe një herë tjetër në minutën e 81-të me Frattesin, por goli i tij u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje Interi i afrohet edhe më shumë kualifikimit në fazën tjetër, teksa momentalisht është lider i grupit me shtatë pikë, tri më shumë se Sociedadi që luan ndeshjen e saj me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

 

Exit mobile version