Telegrafi

Inter mund të huazojë një prej dy lojtarëve të klubit kinez

Jiangsu Suning's Ramires (L) and Jiangsu Suning's Alex Teixeira(R) wait during the Chinese Super League football between Jiangsu Suning and Shandong Luneng on March 5, 2016 in Nanjing. / AFP / STR (Photo credit should read STR/AFP/Getty Images)

Inter mund të marrë një “dhuratë nga vëllezërit kinezë” të Jiangsu Suning.

Sipas Tuttosport, të dyja ekipet që janë në pronësi të korporatës gjigante kineze Suning Group, e cila udhëhiqet nga presidenti Erik Thohir, mund të shkëmbejnë lojtarët.

Ramires, 11 gola në 31 ndeshje në ligën elitare kineze

Sezoni i Superligës kineze përfundon në nëntor, kështu që të paktën një lojtar mund të lëvizë në afatin kalimtar të janarit.

Emrat kryesorë në listë besohet të jenë ish-mesfushori i Chelseat, Ramires dhe ish-ylli i Shahktar Donetsk, Alex Teixeira.

Jiangsu Suning ka paguar 28 milionë euro për të marrë brazilianin Ramires nga Chelsea në janar të vitit 2016 ndërsa deri më tani ai ka kontribuar me 11 gola në 31 ndeshje.

Alex Teixeira, nëntë gola dhe gjashtë asistime

Shakhtar Donetsk morri 50 milionë euro nga shitja e Alex Teixeiras, i cili deri më tani ka realizuar nëntë gola dhe gjashtë asistime në 25 paraqitje.

Ndryshe, Inter po interesohet edhe për shumë lojtarë të tjerë, mesin e tyre edhe Mesut Ozil. /Telegrafi/