Inter dhe Milan do të luajnë derbin e qytetit sonte me fillim nga ora 20:45.
Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas një forme të mirë, edhe pse diferenca në pikë është e madhe.
Inter zë pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë të tubuara, 19 më shumë se rivali lokal.
Një fitore e mundshme e Neroazzurëve do t’i rikthente ata në krye të tabelës në Serie A, ndërsa Milani me një fitore do të mbetej në garë për pozitën e katërt.
Antonio Conte pritet të luaj me skemën 3-5-1-1, me Christian Eriksenin që pritet të jetë pas Romelu Lukakus.
Në anën tjetër Stefano Piolo do t’i besoj skemës 4-2-3-1, ku në maje të sulmit është Zlatan Ibrahmovic.
Formacionet e mundshme:
Inter: Padello, D’Ambrossio, Skriniar, De Vrij, Candreva, Young, Brozovic, Barella, Vecino, Eriksen, Lukaku.
Milan: Donnarumma, Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez, Kessie, Bennacer, Castillejo, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic. /Telegrafi/