Site icon Telegrafi

Inter merr një fitore të madhe ndaj Atalantas dhe rrëmben kreun e tabelës

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit italian. 

‘Nerazzurrët’ rrezikuan qysh në minutën e shtatë duke goditur shtyllën e djathtë të Atalantas përmes Marcus Thuram. 

Atalanta iu afrua seriozisht golit në minutën e 19-të, por Yan Sommer bëri një super pritje për t’i mohuar golin Mario Pasalicit. 

Golin e tri pikëve Interi e gjeti në minutën e 54-të përmes Carlos Augustos i cili me kokë realizoi për 1-0. 

Në minutën e 72-të Lautaro Martinez realizoi për 2-0 por goli u anulua për faull në mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti. 

Gjërat për Atalantan u vështirësuan tej mase kur në minutën e 82-të si pasojë e protestave të mëdha Ederson u ndëshkua me karton të kuq. 

Interi e shfrytëzoi shumë mirë avantazhin numerik në fushë duke arritur të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Lautaro Martinez në minutën e 87-të (2-0). 

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në pozitën e parë në Serie A me 64 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Napoli në vendin e dytë që ka 61 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version