Skuadra italiane Inter është ngritur pas ardhjes në krye të ekipit të trajnerit italian Stefano Pioli.
Kësisoj Inter po mendon të përforcohet në repartin defensivë.
Emri i ri në listën e zi kaltërve është ai i mbrojtësit tunizian Aymen Abdennour.
27-vjeçari nuk është i lumtur në Valencia dhe ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll që po ka krizë të rezultateve.
Ish-anëtari i Monacos, mund t’i bashkohet Interit për një shumë rreth 15 milionë euro.
Gjithsesi ai kërkohet edhe nga skuadra gjermane Werder Bremen. /Telegrafi/