Telegrafi

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët janë nikoqir të Reds në ndeshjen e parë derbi të fazës së 1/8-tës, takim që pritet me interesim të madh nga tifozët e futbollit.

Vendi: Giuseppe Meazza

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Inter

Nicolo Barella është pezulluar për ndeshjen e parë pas kartonit të kuq në ndeshjen e fundit të Interit në grup. Mungesa e tij është një goditje e madhe për vendasit. Arturo Vidal mund ta zëvendësojë në mesfushë.

Alessandro Bastoni do të rikthehet në mbrojtje pasi humbi takimin në barazimin 1-1 me Napolin në fundjavë për shkak të pezullimit.

Nënshkrimi i janarit, Robin Gosens ende nuk është i aftë, kështu që Ivan Perisic, i cili ka punuar nën drejtimin e Jurgen Klopp në Borussia Dortmund nga 2011-2013, ka të ngjarë të vazhdojë si anësor i krahut të majtë për mikpritësit.

Edin Dzeko ka shënuar në secilën nga tre ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit. Ai shënoi në shtëpi dhe jashtë kundër tyre për Romën në Ligën e Kampionëve në sezonin 2017/18 dhe në përballjen e tij të fundit në Ligën Premier kundër tyre për Manchester Cityn në vitin 2015.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Alexis Sanchez ka vetëm dy gola në nëntë paraqitje në karrierë kundër Liverpoolit, por është një tjetër opsion në sulm së bashku me Lautaro Martinez.

Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lënë të kuptohet për ndryshime për ndeshjen e sotme në udhëtim te Interi.

Jordan Henderson duhet të jetë mirë pavarësisht nga një lëndim në gju kundër Burnley në fundjavë, por ai mund të lihet në bankë. Alex Oxalde-Chamberlain ose Harvey Elliott do të shpresojnë të zëvendësojnë kapitenin e Liverpoolit.

Këmba e lënduar e pengoi Diogo Jotën të startojë kundër Burnleyt, por ai pritet të kthehet si titullar në vend të Roberto Firminos.

Nënshkrimi i janarit, Luis Diaz, do të shpresojë të bëjë një debutim të plotë evropian për Liverpoolin, por ka të ngjarë të fillojë nga bankina pasi Sadio Mane pritet të jetë mjaftueshëm i aftë pas rikthimit të tij nga AFCON.

Ibrahima Konate mund të zëvendësojë Joel Matip në qendër të mbrojtjes me Joe Gomez që tani është në rregull.

James Milner rikthehet nga pezullimi nga ndeshja e fundit e Liverpoolit në grup në këtë garë.

Fakte

Liverpool ka fituar 6 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Liverpool ka shënuar të paktën 2 gola në 6 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Interi ka humbur epërsinë në krye të Serie A pasi ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit të ligës. Ata janë tani një pikë prapa Milanit, por kanë një lojë më pak.

Liverpooli me gjashtë fitore radhazi udhëton sot në Itali. Ata kanë pranuar gol në secilën nga katër ndeshjet e fundit jashtë fushe në Ligën e Kampionëve.

Ky është takimi i parë mes dy skuadrave që nga sezoni 2007/08 kur Fernandes Torres dërgoi Liverpoolin në çerekfinale me fitoren 1-0 në Milano.

Interi ka fituar vetëm tre nga 11 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në shtëpi, megjithëse ka fituar secilën nga dy të fundit.

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez;

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Chamberlain, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Diaz;

Parashikimi: Inter 1-2 Liverpool

/Telegrafi/