Telegrafi

Inter kalon në epërsi me Skriniar (Video)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Skriniar ishte ai që gjeti rrjetën ndaj ish skuadrës së tij.

Zhvillohej minuta e 18-të kur sllovaku mori një pasim nga Candreva që e riktheu në gol.

Lojtari nuk u gëzua në shenj respekti ndaj skuadrës së tij.

Interi me këtë fitore do t’i barazonte pikët me Napolin, së paku deri nesër. /Telegrafi/