Site icon Telegrafi

Inter – Juventus, vendoset vendi dhe data e Superkupës së Italisë

Tanimë është zyrtare, finalja e Superkupës së Italisë do të zhvillohet përsëri në Itali.

Inter dhe Juventus do ta diskutojnë finalen e Superkupës italiane që do të zhvillohet në janar të vitit 2022.

Këshilli i Ligës është mbledhur ditën e sotme ku ka marrë vendim që kjo finale të zhvillohet në Serie A, pasi ofertat nuk kanë qenë serioze për tu zhvilluar jashtë shtetit.

Kësisoj është vendosur dita e mërkure e 12 janarit që të zhvillohet kjo finale e Superkupës.

Superkupa italiane rikthehet për tu zhvilluar pas 12 viteve, pasi e fundit që ishte zhvilluar ishte në vitin 2010 kur Interi mposhti 3-1 Romën.

Interi në këtë finale vjen si fitues i kampionatit, derisa Juventusi si fitues i Kupës së Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version