Ka qenë e pritur që ndeshja mes Interit dhe Juventusit e njohur si ‘Derby d’Italia’ të thyej rekordet edhe këtë sezon.
Një ndeshjeve vendimtare për të dyja palët, por për objektiva të kundërt.
Juventusi edhe këtë vit sikurse në gjashtë vitet e fundit lufton për titull të kampionit, ndërsa Interit për një vend në Ligën e Kampionëve.
Juventusi janë në krye të kampionatit me një pikë më shumë se Napoli dhe ndeshja ndaj Interit shihet si vendimtare.
Sipas Corriere dello Sport, vendasit pritet të kenë profit në vlerë 5 milionë euro prej shitjes së biletave.
Rreth 10,000 tifozë të Juventusit pritet të jenë në stadium.
Kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit e Gianluigi Buffonit në San Siro, ku është paraqitur për shumë vite me rival si Milan dhe Inter./Telegrafi/