Telegrafi

Inter i falet golit të Marcus Thuram, mposht minimalisht Benfican

Inter ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1-0 ndaj portugezëve të Benficës, sfidë kjo e vlefshme për grupin D.

Rasti i parë për gol i takoi mysafirëve të cilët në minutën e 14-të patën një mundësi për te kaluar në avantazh por goditja e Fredrik Aursnes u ndal me sukses nga Yann Sommer.

Të dy ekipet po zhvillonin një lojë të qetë duke mos rrezikuar shumë përpara por duke pritur për ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës.

Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi dhe dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë. (0-0)

Goli i epërsisë për Interin u shënua në minutën e 62-të nga Marcus Thuram pas një krosimi mjaft preciz nga holandezi Denzel Dumfries. (1-0).

Fillimisht, u desht sinjalizimi nga VAR-i për të konfirmuar se goli është i rregullt.

Interi kaloi në avantazh në minutën e 65-të por goli i Federico Dimarcos u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira për të shënuar dhe Interi mori fitoren e parë në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Real Sociedadit.

Pas kësaj ndeshje, Interi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me katër pikë, ndërsa Benfica zhytet thellë në krizë teksa mban pozicionohet si e fundit me zero pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore