Site icon Telegrafi

Inter dominon ekipin e javës në Ligën e Kampionëve

Interi dominon ekipin e javës në Ligën e Kampionëve pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Milanit.

UEFA publikoi vlerësimet e tyre tradicionale të “Ekipit të Javës” dhe vendet u zunë pothuajse tërësisht nga të besuarit e Simone Inzaghit.

Henrikh Mkhitaryan u shpall lojtari i ndeshjes pas fitores 2-0 ndaj Milanit, pasi shënoi golin e dytë në San Siro.

Është përfshirë edhe Edin Dzeko, pasi gjeti rrjetën me një goditje të bukur brenda zonës.

Ndërkohë, Andre Onana, Denzel Dumfries, Matteo Darmian, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco dhe Hakan Calhanoglu ishin gjithashtu në qendër të vëmendjes nga paneli i “UEFA Fantasy Football”.

Të vetmit lojtarë në 11-shen ideale që nuk ishin nga Interi ishin sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior dhe heroi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Të dy shënuan gola në barazimin 1-1 në Bernabeu të martën në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version