Inter mund të ofrojë dhjetë milionë euro për kapitenin e Torinos, Kamil Glik.
Gazzetta dello Sport shkruan sot se 28-vjeçari nuk e përjashton mundësinë e largimit gjatë kësaj vere pas një sezoni zhgënjyes këtë vit.
Nerazzurrët janë të gatshëm paguajnë 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e qendër-mbrojtësit, vlera e të cilit ka pësuar rënie këtë vit.
Reprezentuesi polak deri më tani në këtë sezon ka pasur 25 paraqitje, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me Torinon. /Telegrafi/